Tetovë, e vështirë varshmëria nga xhepi i prindërve

Mungesa e të ardhurave personale shtynë të rinjtë tetovarë që të jenë të varur nga xhepi i të tjerëve e në të shumtën e rasteve nga xhepi i prindërve, njofton Portalb.mk.

LEXO: (Pa)perspektiva e të rinjëve në Maqedoni!

Vendet e pakta të  punës, mungesa e punëve atraktive për të rinjtë si dhe madje dembelizmi janë shkaqet pse te rinjtë në Tetovë varen  nga xhepi i prindërve, thonë të anketuarit nga Portalb në lidhje më këtë temë.

LEXO: Maqedoni, kur bastoret bëhen profesion jete

“Shumica e të rinjëve varen drejtpërdrejt nga xhepi i prindërve edhe për punët më të vogla sepse në vendin tonë aq janë mundësitë. Papunësia është shkaku kryesor mendoj unë”, thotë i riu Luan Xhemaili.

LEXO: Po të kishte hapur Maqedonia 500 vende punë në ditë, ku do të ishim sot?!

Ndërsa ka edhe nga ato të rinj që mendojnë se dembelizmi luan rol në varshmërin nga xhepi i prindërve.

Furkan Etemi thotë se të rinjtë nuk duan të fitojnë me djersën e tyre, njofton Portalb.mk.
“Më duket se më lehtë e kemi të pajtohemi me një shumë parash që na japin në mëngjes prindërit dhe të mos mundohemi vet”, tha Etemi.

LEXO: BB:Maqedonia e para në listën e papunësisë

Aftësia për të qenë zot i vetvetes duket se është mungesë e theksuar te të rinjtë tetovarë.
Këtë e thotë Xhavit Halimi i cili mendon se punët varen nga ajo se sa është i aftë dhe sa ka fat të mos varet një i ri nga xhepi i prindit.

LEXO: Rinia jonë: Kohë e lirë apo kohë e humbur?

“Ndoshta jemi mësuar me para të gatshme, por ama edhe punët që mund t’i punojmë në këtë qytet janë shumë të kufizuara. Lehtësisht mund të punosh vetëm kamarier, mënyrë tjetër për të pavarësuar nuk shoh se ka, mirëpo mendoj se në këtë gjendje ndikon pak edhe dembelizmi ynë”, shprehet Halimi.

Ndryshe nga të rinjtë që jetojnë në  shtetet europiane të cilët kanë mundësi më të mëdha punësimi dhe pavarësohen shumë më herët nga prindërit e tyre, një numër i madhë i të rinjëve  në vendin tonë duket se prindin e shohin si alternativë të vetme për mbijetesë. njofton Portalb.mk.
LEXO: ANALIZË: Ekonomia përmes numrave – standardi, papunësia, investimet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button