Barazim i plogësht i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

Kombëtarja shqiptare në futboll nuk ka mundur të shënoj fitore ndaj përfaqësueses Bjellorusisë në ndeshjen miqësore të luajtur në stadiumin “Akdeniz University” të Antaliasë së Turqisë.

Shqipëria ka luajtur baras pa gola ndaj kombëtares bjelloruse, në një ndeshje ku përfaqësuesja shqiptare tregoi një paraqitje të plogësht.

Të vetmin rast që vlen të theksohet për Bjellorusinë e kishte sulmuesi Rodinov, i cili nuk arriti të mposht portierin shqiptar, Etrit Berisha nga pika e bardhë në minutën e 17-të të ballafaqimit. Paraprakisht, Arapi bën një prekje foshnjarake me dorë në zonë, kur nuk shqetësohej nga asnjë lojtar kundërshtar.

Megjithëse në pjesën e dytë te dyja ekipet u përpoqën të tundin rrjetat respektive, ato heshtën edhe përgjatë 45 minutave të dyta dhe ndeshja mbaroi me rezultat të bardhë 0:0.

Kështu ‘kuqezinjtë’ as pas pesë ndeshje radhazi nuk arritën të triumfojnë, qoftë në ndeshje zyrtare apo miqësore. Fitoren e fundit ‘Shqiponjat’ e kanë arritur në ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Armenisë duke i mposhtur me rezultat prej 2:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button