EKSKLUZIVE:Bardhi prej sot te KSF Prespa në Suedi

Një nga futbollistët e talentuar shqiptar, Enis Bardhi që ka dalë nga çerdhja e KF Shkupi, pasi që një kohë ishte pjesë e gjeneratave të reja të Brondbyt të Danimarkës, sot ka arritur të nënshkruaj marrëveshje me ekipin e Divizionit të Dytë të Suedisë, KSF Prespa Birlik.

Enisi ka qenë një nga futbollistët që ka lënë shumë përshtypje edhe te skuadra e të rinjve të Brondbyt, por skuadra e Prespa nga Suedia, e cila ka ambicie që të ngjitet në Divizionin e Parë, sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me futbollistin e ri nga Shkupi, Enis Bardhi.

“Jam i kënaqur për kontratën e re te ekipi i KSF Prespa dhe shpresoj se do të jap më të mirën prej meje që të ndihmoj skuadrën të ngjitet sa më lartë në tabelë. Këtu kam gjet dhe shumë bashkatdhetarë që luajnë në këtë ekip, si dhe trajnerët Agim edhe Bashkim Sopi”, ka thënë për “Portalb”, Bardhi.

Të përkujtojmë se Enis Bardhi ishte futbollit i KF Shkupi, por me paraqitjet e tija të mrekullueshme në turneun “Çair Cup”, ai ra në sy të shumë ekipeve evropiane, ndërsa rol të madh për angazhimin e tij jashtë vendit ka luajtur dhe trajneri i tij te Shkupi, Meriton Berisha. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button