Interi arrin marrëveshje me mesfushorin e Sevillas

Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, Interi ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Sevillas, Éver Banega, që do t’i bashkohet skuadrës së Mancinit në qershor të vitit 2016 si lojtarë i lirë.

Lojtari më parë ka qenë pjesë e Boca Juniors, Valencias e Atlético Madridit. Roberto Mancini e pëlqen shumë 27’vjecarin që e sheh si partnerin e duhur të mesfushorit francez Geoffrey Kondogbia.

Ky është sezoni i dytë i Banegas në Sevilla. Argjentinasi në 10 paraqitje në La Liga ka shënuar 3 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button