Monchengladbachu nuk e jep Xhakën

Granit Xhaka do të mbetet në Borussia Monchengladbach të paktën deri në verë. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i skuadrës, Max Eberl.

Ditëve të fundit është raportuar se Xhaka po kërkohet nga Arsenali, Liverpolli, Interi, Napoli e  disa skuadra tjera.

“Granit Xhaka nuk do të largohet gjatë pushimit të dimrit. Unë mendoj se transferet në dimër janë jashtëzakonisht të komplikuar. Në fund të fundit, nuk ka klub që dëshiron të rrezikojë suksesin e tyre, në mes të sezonit”, ka deklaruar Elber për Sporti 1.

“Normalisht ne nuk jemi një klub që ka aktivitete të mëdha në  dimër, sepse ne gjithmonë planifikojmë skuadrën për një sezon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button