Konflikti sirian: Bojkoti i Opozitës kërcënon bisedimet e paqes

Opozita siriane insiston se nuk do të marrë pjesë në bisedime mbi një zgjidhje politike të luftës në vend pavarësisht se OKB-ja ka njoftuar se ato do të fillojnë të premten.

Udhëheqësit e opozitës thonë se nuk do të udhëtojnë në Gjenevë nëse nuk merren hapa për të lehtësuar gjendjen e civilëve që të rrethuar e bombarduar.

Por, i dërguari i OKB -së Staffan de Mistura ka në plan të vazhdojë bisedimet me qeverinë siriane.

Më shumë se 250 mijë persona kanë vdekur gjatë pothuajse pesë vjet të luftës në Siri, kurse 11 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button