Në shenjë hakmarje, mbahet peng për dy orë autobusi me nxënës shqiptarë

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ka konfirmuar incidentin e mbrëmshëm në Hasanbeg të Shkupit, ku mbetën të lënduar rëndë gjashtë fëmijë. Jankullovska thotë se po gjurmohet pas sulmuesve, por që deri tani nuk kanë ndonjë informacion. Jankullovska njoftoi se incidenti në Hasanbeg nuk ka qenë i vetmi gjatë ditës së djeshme.

“Gjatë ditës së djeshme kishte më tepër incidente. Më serioz ishte incidenti që ndodhi rreth orës 20, ku 6 persona janë ankuar nga lëndimet, bëhet fjalë për persona të mitur, pra bëhet fjalë për fëmijë. Edhe për këtë incident, por edhe për incidentet e tjera që kanë ndodhur dje, përfshi këtu incidentin e orës 13 në rrugën “Brigada e Tretë Maqedonase”, dhe incidentin në bulevardin Boris Trajkovski. Pra për të tre incidentet e ditës së djeshme ne po punojmë intensivisht, dhe kemi marrë të gjitha masat dhe aktivitetet që janë nën kompetencat tona”, tha Jankullovska. 

Mësohet se gjatë mbrëmjes është shmangur një tjetër incident, pasi banorët e Stajkovës kanë mbajtur peng për dy orë autobusin me nxënës shqiptarë nga fshati Straçincë, duke dashur të hakmerren. Sipas banorëve të Straçincës, nxënësit shqiptarë janë mbajtur peng para syve të policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button