Del aksidentalisht në internet gjithë albumi i ri nga Rihanna (AUDIO)

Rihanna ka publikaur më në fund albumin e shumëpritur.

Pas shumë paralajmërimeve dhe pritjes së gjatë, artistja ka publikuar albumin e saj “ANTI” me këngë të reja.

Albumi aksidentalisht është postuar në platformën muzikore “Tidal”, e edhepse pas dy orës albumi është hequr nga aty, por ishte vonë pasi këngët janë kopjuar dhe kanë filluar të rrjedhin në internet.

Kështu, vetë Rihanna ka lajmëruar fansat se albumi është gati dhe mund ta dëgjojnë në “Tidal”, transmeton lajmi.net.

Albumi ka dalë pak orë pasi ajo ka lansuar këngën e parë, bashkëpunimin “Work” me Drake, këngë kjo e cila është në vendin e parë në 70 vende të botë. Këtu http://listen.tidal.com/album/56677089 mund të dëgjoni një pjesë të të gjitha këngëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button