Topalli: Po i jepni konçensionin e TVSH-së, një kompanie që meret me baste

Nga aula e Parlamentit, Deputetja Demokrate Jozefina Topalli ka akuzuar qeverinë se po i jep konçensionin për mbledhjen e TVSH-së një firme që meret me baste dhe kumar. Ish kryetarja e Parlamentit tha se firma nga Hong-Kongu njihet si një kompani që meret me baste.

“Po si ka mundësi që t’i japim me koncesion mbledhjen e TVSH-së një kompanie që merret me baste?!”, tha Topalli.

Ndërkohë, deputeti Florion Mima tha se kryeministri po dorëzon shtetin tek mafia përmes konçensioneve të dhëna prej tij.

“Në majë të piramidës koncesionuese qëndron kryeministri i vendit. Strategjia e tij ka qenë e qartë që në fillim. Kryeministri është dorëzues në dorë të mafias që e ka vendosur aty. Nuk duhet të habitemi që në ditët në vijim të dorëzojë tek mafia edhe shërbimin diplomatik, burgjet etj etj”, tha demokrati Mima.

Mima deklaroi se dëmi që i shkaktohet buxhetit të shtetit nga këto koncesione kap shifrën e 700 mln eurove.

Deputeti tjetër i PD, Flamur Noka, bëri një dallim, sipas tij, mes koncesioneve të lëshuara nga qeveria e mëparshme dhe kjo aktuale.

“Koncesionet në kohën e Berishës jepeshin me të drejtën për të investuar, punuar dhe më pas për të fituar. Koncesionet sot konceptohen si e drejtë për të fituar pa punuar dhe për të vjedhur pa punuar”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button