VMRO-ja sërish me kritika në adresë të Vanhojtit

Partitë pjesë e dialogut për dalje nga kriza politike do të tentojnë deri të martën përmes konsultimeve mes tyre të vendosin nëse do ta përmbyllin çështjen e reformave në media dhe atë të listës zgjedhore. Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së në bisedime, Ilija Dimovski akuzoi ndërmjetësin Piter Vanhojte se po propozon zgjidhje eksperimentale që mund të jenë në dëm të Maqedonisë dhe i njëjti nuk ka pranuar asnjë propozim të VMRO-së edhe pse të njëjtat nga kjo parti i quajnë kopje të ligjeve evropiane, njofton Alsat M.

“Vanhojte të shkoj në Bruksel dhe të tregojë se pse për të është i papranueshëm qëndrimi i VMRO-së, të kopjojë dhe të sjell çfarëdo ligji që ka ndonjë shtet i BE-së. Mendoj se eksperimente nuk do të mund të ketë pasi që Maqedonia është në një fazë të ndjeshme. Ne gjatë gjithë procesit kemi dhënë një numër të propozimeve se si të përmirësohet sektori mediatik që nënkupton gazetarët të mbrohen nëse janë të kanosur, të respektohen standardet më të larta të këshillit të Evropës dhe dua të them se mbetemi konstruktiv në dialog, kurse se a do të arrihet marrëveshjes ose jo, varet nga të gjitha partitë, ne mbesim konstruktiv”, tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

Lexo: Neziri: Presim zgjedhje korrekte dhe demokratike më 24 prill

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button