Grekut i konfiskohen 70 mijë euro nga dogana

Policia e doganave në vendkalimin kufitar Bogorodicë, nga një shtetas grek ka konfiskuar 70 mijë euro, të cilat ilegalisht është munduar ti futë në Maqedoni.

Shtetasi në veturë së bashku me të shoqen dhe gruan me targa bullgare doganierëve u ka thënë se nuk asgjë për të paraqitur për kontroll, por pas kontrollimeve të detajuara të veturës në sedijen mbrapa në çantë të zezë janë gjetur 70 mijë euro.

Gjatë hetimeve personi ka deklaruar se është pronarë i një hoteli në Greqi, por për shkak të krizës financiare atje paratë i ka sjellë në Maqedoni për ti deponuar në ndonjë nga bankat e vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button