Zgjidhje e përkohshme e problemit të shitësve ambulantë

Shitësit ambulantë do të kenë mundësi që 5 muajt e ardhshëm mallin e tyre ta shesin në hapësirat e tregut të gjelbërt në Tetovë. Këtë e tha sot drejtori i NPK-së, – Xhelal Ceka në mbledhjen e 32-të të këshillit komunal të Tetovës.

Ai theksoi se për 5 muaj ato nuk do të kenë asnjë obligim pagesor.

Në mbledhjen e këshillit komunal të Tetovës, këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan raporte, programe pune dhe plane financiare të institucioneve që janë në kompetencë të komunës.

Gjithashtu këshilltarët i shqyrtuan dhe i miratuan vendimet e planeve financiare vjetore të shkollave fillore komunale dhe të shkollave të mesme të Tetovës si dhe planin financiar të Kopshtit të fëmijëve në Tetovë për vitin 2016.

Ndërsa në fund u miratua edhe vendime që kanë të bëjnë me dhënien e ndihmës financiare për disa qytetarë të cilët kanë pësuar nga fatkeqësitë elementare në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button