Këngëtaret shqiptare që kanë “çmendur” publikun

Ekstravagancat e para apo teprimi me perfomancat në skenën shqiptare lidhen me emrin e Adelina Ismailit. Teksa këndonte “Zemrën nuk ta fal”, Adelina ekspozoi trupin e saj në një mënyrë që s’ishte parë ndonjëherë në vendin tonë.

Duket se ky ishte vetëm fillimi për këngëtaren nga Kosova. Videoklipi i “Sajzeza” në bashkëpunim me grupin Elita 5 solli një tjetër Adelinë, por sërish të zheshur.

Zajmina Vasjari. Ajo është një ndër këngëtaret më provokuese të viteve të fundit. Nuk kanë munguar ata që e kanë kritikuar se ajo nuk di të këndojë, por duket se me perfomancat nëpër videoklipe ka bërë që të flitet më shumë për trupin e saj sesa për zërin.

Era Rusi duket se ndjen shumë në këngën “Feeling”. Këngëtarja me një zë potent duket se në këtë videoklip sjell edhe një pjesë të panjohur të saj. Në një këngë ku është shumë e pranishme ngjyra e kuqe, nuk mungojnë skenat e nxehta, jo të zakonshme për Erën.

Fjolla Morina, mamaja e një vajze, arriti të tërheqë vëmendjen e të gjithë publikut me këngën e saj. Nuk dihet me saktësi çfarë ka ndodhur gjatë realizimit të videoklipit, por skenat provokuese me siguri kanë qenë motivi i dy millionë njerëzve që e kanë parë në YouTube.

Nëse mendoni se këngëtarët e muzikës popullore videoklipet i lidhin me traditën e vendit, gaboheni. Ose të paktën ky nuk është rasti i Ylli Bakës. Bashkëpunimi me Flori Mumajesin e ka sjellë në një version të pazakontë këngëtarin e muzikës labe. Jo ai personalisht, por vajzat në videoklipin e këngës duket se nuk gjejnë djem për të puthur dhe ngushëllohen me njëra-tjetrën.

Është kënga që ka ngjallur më shumë batuta dhe padiskutim ndër më të pëlqyerat. Bëhet fjalë për Feniksin e Tunës që në gjuhën popullore e ka bërë zog. Përtej videos ku nuk mungojnë skenat e nxehta, performancat e Tunës nëpër koncerte të ndryshme janë në një nivel “ma të naltë”.(TCH)

Lajme të ngjashme

Back to top button