Komisioni Anketues për përgjimet: Partitë ia hedhin fajin njëra tjetrës

Në fund të mandatit të Komisionit Anketues për aferën e përgjimeve ju njoftoj se komisioni nuk arriti ta kryejë detyrën, për shkak të bojkotit nga VMRO-DPMNE. Fakt ky që dëshmon se edhe një pikë e Marrëveshjes së Përzhinos nuk u plotësua. Kjo vjen si rezultat i mosvullnetit të VMRO-DPMNE për ta zbatuar marrëveshjen. Njoftojë se LSDM nuk do të merr pjesë ne Komisionin anketues për letërnjoftimet e falsifikuara, sepse ne konsiderojmë se ky komision u formua për ta penguar komisionin anketues për përgjimet.

Kështu është shprehur zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, raporton Portalb.

Nga ana tjetër Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE thënë se LSDM po mundohet t’u ikë zgjedhjeve, prandaj gjenë arsye.

“Gjithë puna e tyre shkoi për ta bllokuar punën dhe për te mos sjellë rezultate konkrete. Kujtoj se në radhë ishte Zoran Zaev. Ai duhej të fliste për materialet. Mirëpo qëllimi i tyre ishte të mos ketë raport nga Komisioni”, tha Dimovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button