Facebooku me rritje të jashtëzakonshme

Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit social Facebook, ka treguar të dhënat e fundit nga të gjitha aplikacionet që kompania e tij ka krijuar.
Komuniteti i Facebookut tani ka më shumë se 1.59 miliard përdorues aktiv në muaj, ndërsa 1.44 miliard e përdorin këtë në telefona.
Një miliard njerëz e përdorin WhatsAppi, ndërsa 19 milionë njerëz, që më parë nuk kanë pasur qasje në internet tani janë të lidhur përmes internet.org.
Ai po ashtu ka njoftuar se 400 milionë përdorues aktiv e përdorin rrjetin tjetër social, Instagram, dhe 800 milionë përdorues aplikacionin e mesazheve Messenger.
Rritja e Facebookut në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, rrjeti i njohur social ka fituar 1.56 miliard dollarë, për dallim nga tremujori i kaluar që ishte 701 milionë dollarë.
Të ardhurat totale të kompanisë për një vit u rritën për 44 për qind, në 17.9 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button