Shënim i Ditës ndërkombëtare të tolerancës

Nën moton “Multikulturalizmi synimi dhe realizimi ynë i përbashkët”, ndërsa në kuadër të iniciativës “Përmes aktivizmit rinor drejt bashkëjetesës së dallimeve në bashkësi”, nxënësit nga shkollat e mesme të Shkupit “Arseni Jovkov” dhe “Zdravko Cvetkovski” sot organizojnë manifestim për promovim të vlerave multikulturore në shoqëri.

Me program dyorësh në të cilin do të shfaqet një pjesë e pasurisë kulturore të etnikumit shqiptar, maqedonas, rom, turq dhe serb nxënësit do ta shënojnë Ditën ndërkombëtare të tolerancës – 16 nëntori.

Përmes leximit të poezisë, performancave muzikore, koloni figurative, promovim të gazetës shkollore, ndarje e afisheve dhe prezantim shembujve pozitiv të interaksionit ndëretnik të të rinjve në praktikë, do të dërgojnë mesazh dhe thirrje deri te opinioni më i gjërë për krijim të hapësirave të përbashkëta të sigurta për interaksion ndëretnik dhe kuptim të multikulturalizmit si vlerë e cila na lidh dhe na bën më të fuqishëm dhe më efektiv në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë.
Projekti financiarisht është mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit evropian për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ndërsa e implementojnë Iniciativa qytetare e gruas ANTIKO dhe partner organizata “Multikultura”.

Lajme të ngjashme

Back to top button