Ambasadori kinez Cui Zhiwei premton ndihmë për USHT-në

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, në Maqedoni, Cui Zhiwei i shoqëruar nga sekretari i tretë i kësaj ambasade, Qian Qiang, gjatë ditës së enjte , qëndroi për një vizitë zyrtare në USHT, me ç‘rast zhvilloi takim me Rektorin e USHT-së, Vullnet Ameti, që me këtë rast shoqërohej nga Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar,  Arbër Çeliku,  Faton Shabani, shef i Kabinetit të Rektorit dhe Hatibe Deari – Zeqiri, shefe e Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare.

Gjatë takimit, Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti e njoftoi ambasadorin Zhiwei, për historikun e universitetit si dhe punën e deritashme, në drejtim të ngritjes së nivelit dhe cilësisë së studimeve në universitetin tonë, por edhe planet për të ardhmen. Theks të veçantë, me këtë rast, iu kushtua planit të USHT-së për ndërtimin e Bibliotekës universitare, për çka edhe u kërkua ndihma financiare e Ambasadës kineze në Shkup. Lidhur me këtë çështje, ambasadori Zhiwei u shpreh i gatshëm që këtë kërkesë në mënyrë sa më serioze ta shqyrtojnë jo vetëm në kuadër të Ambasadës, por edhe në kuadër të institucioneve shtetërore të RP të Kinës. Ambasadori Zhiwei, po ashtu premtoi angazhimin e tij të vazhdueshëm për të ndihmuar USHT-në, edhe në lidhjen e kontakteve dhe bashkëpunimeve të ndryshme me universitetet nga RP e Kinës.

Pas përfundimit të takimit, Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe ambasadori z. Cui Zhiwei, të shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tyre, i vizituan hapësirat e Universitetit Shtetëror të Tetovës, si dhe vendin ku parashihet ndërtimi i Bibliotekës universitare të USHT-së.

Vizita e Ambasadorit Cui Zhiwei, në USHT, ishte vizita e parë e një ambasadori të RP të Kinës në këtë  institucion të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button