Përditësimi i Mozilla prekë rrjetet sociale dhe email-ët

Ditët e rreshtimit të faqeve – një pas një – kanë përfunduar për përdoruesit e Firefox.

Përditësimi i shfletuesit lejon faqet e internetit t’i dërgojnë njoftimet pa i hapur faqet.

Në vend që të mbash hapur postën elektronike, rrjetet sociale dhe faqe të tjera interneti për të qenë gjithmonë i informuar, mesazhet mund të dërgohen tani përmes Firefox pa harxhuar hapësirën në krye të shfletuesit tënd.

Kjo ju bën të mundur që të jeni të përditësuar me gjithçka pa qenë nevoja që kompjuteri të ngarkohet duke hapur shumë faqe.

Po ashtu mund të kontrolloni njoftimet që merrni pasi zhvilluesit e faqes duhet të kenë miratimin tuaj që të fillojnë të dërgojnë përditësimet.

Kliko “I” ikonën e kontrollit qendror anash rreshtit të adresës së Firefox për të menaxhuar cilësimet e njoftimeve tua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button