Dorëhiqet ministrja franceze e Drejtësisë

Ministrja franceze e Drejtësisë Christiane Taubira ka dhënë sot dorëheqje, bën të ditur kabineti i presidentit, Francois Holande.

Ky lajm vjen në kohën kur  parlamenti i këtij vendi po përgatitet që të debatojë një reformë të diskutueshme kushtetuese sipas së cilës të dënuarve për terrorizëm, në rrethana të caktuara do t`iu hiqet nënshtetësia franceze.

Tobira sipas Reuters, është shfaqur e rezervuar  lidhur me këtë plan, përcjellë Klan Kosova.

Në deklaratën e presidencës thuhet mes tjerash se dorëheqja e saj është pranuar dhe se do të zëvendësohet nga Jean-Jacques Urvoas i cili është një përkrahës i këtyre ndryshimeve kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button