10 firma të interesuara për Sallën Univerzale

Konkursi për zgjedhje ideore të projektit ‘Salla Univerzale’ në Shkup është përmbyllur.

Dhjetë firma kanë dërguar projektet ideore për mënyrën se si do të dukej salla.

‘Për momentin rrjedh faza e evaulimit të projekteve të arritura, ndërsa pas zgjedhjes ideore do të fillohet me fazat tjera për realizimin e projektit, përkatësisht në mënyrë totale do të kompletohet dokumentacioni i projektit, pas çka edhe do të fillojnë punët ndërtimore’ thonë nga Ministria e Kulturës. 

Me rikonstruimin siç është paralajmëruar më herët planifikohet të rritet edhe numri i ulëseve edhe atë do të jenë rreth 3 mijë.

Salla universale në 47 vitet e fundit është përgjigjur në nevojat e organizatorëve të manifestimeve dhe publikut.

Por, për fat të keq, momentalisht salla është objekt i vjetruar dhe i amortizuar dhe rikonstruimi i këtij karakteri ka qenë i domosdoshëm.

Për këtë qëllim nga buxheti Qeveria do të ndajë  400 milion denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button