El Shaarawy prezantohet si përforcim i Romës

Skuadra e Romës edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin italian të Milanit, Stephan El Shaarawy.

Roma ka paguar 1.4 milionë euro për huazimin e tij, ndërsa në fund të edicionit mund ta blejë në tersi kartonin e lojtarit për 13 milionë euro.

Vet lojtari është shprehur shumë i lumtur dhe ka thënë se do të tregojë atë se çfarë mund të bëjë.

“I jam bashkuar Romës për të treguar atë që mund të bëjë për veten, trajnerin dhe për futbollin italian. Shpresoj se do të paguaj besimin që kanë treguar në mua”, tha El Shaarawy për Roma TV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button