Me shkopinj besbolli janë rrahur 8 persona në autobusin me nr 45 në Hasanbeg

Rrahje masive ka ndodhur sonte rreth orës 19 në stacionin e fundit të autobusit me numër 45.

Sic mëson Press24, dhjetë persona janë futur në autobus të armatosur me shkopinj besbolli dhe i kanë rrahur udhëtarët.

Të lënduar janë tetë persona.

Në shenjë revolte, banorët e Stajkovcit e kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit.
Policia e konfirmon rastin.

Ndërsa për momentin shumë polic patrullojnë nëpër Bit Pazar dhe stacione autobusësh./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button