Andonov: Opozita do të dalë në zgjedhje edhe pa LSDM

Profesori universitar, Oliver Andonov tha se do të ketë zgjedhje më 24 prill dhe se s’ka asnjë arsye që ato të shtyhen. Kërkesat e opozitës për reformat në media dhe në listën zgjedhore shumë shpejt mund të tejkalohen dhe zgjedhjet të mbahet më 24 prill, ashtu siç është marrë vesh.

“Në qoftë se opozita vendos të mos shkojë në zgjedhje, jam i bindur se nuk do të bëhet fjalë për tërë opozitën, por vetëm për një vendim të LSDM-së. Nga ky aspekt unë do të bëja një dallim të madh midis LSDM-së, si partia më të madhe opozitare dhe partive të tjera, që nuk do ta kishin qëndrimin e njëjtë. Këtu bëhet fjalë për pragmatizëm politik, dhe ata shkojnë në variantin se nëse LSDM nuk shkon në zgjedhje, ato do të kishin shanse më të mëdha”, tha Andonov në emisionin “10 minuta”, në televizionin 21.

Sipas Andonovit, fjalimi i Gruevskit në konferencën vjetore të Unionit të grave, ka qenë një fjalim klasik politik i liderit të një partie politike, e jo fjalim i kryeministrit. Ai më tutje tha se është normal që nga një politikan i së djathtës të pritet një fjalim i tillë, me pikëpamjet e VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button