Recension: Muhamed Zekiri me qëndrime fundamentaliste

??????? ?????? ?? ?????????????????? ???????-crop-resize

Para nesh kemi një tekst që ka spin, diskualifikim në bazë “ad hominem” dhe akuza të ashpra që nuk bazohen në asnjë dëshmi. Është diskutabile se sipas cilave kritere informatat e publikuara në tekst janë bërë të vlefshme për publikim, veçanërisht nëse merret parasysh se komentet e Muhamed Zekirit barazohen me komentet e të gjithë pjesëtarëve të komunitetit etnik shqiptar, që autori e shpreh nëpërmjet fjalisë:

“Pendimi i Capës i papranueshëm për shqiptarët”

Në tekst janë ka akuza, diskualifikime dhe ofendime.

“Në këtë mënyrë, Muhamed Zekiri e arsyeton sulmin ndaj kryeministrit dhe aktin nacionalist dhe vihet në funksion të retorikave të nxehta nacionaliste, të cilat qarqe të caktuara të politikanëve shqiptarë një kohë të gjatë janë duke i përfaqësuar.”

Në tekst nuk ka burime, gjegjësisht autori i tekstit nëpërmjet një diskursi komentues hedh fakte, madje edhe nga jeta private e gazetarit Zekiri, me qëllim që ta afrojë përcaktimin e tij fetar me radikalizmin, që është përpjekje për spin dhe manipulim. Shprehja “njohësit e rrethanave thonë” mund të paraqesë përpjekje të pasukseshme për fshehjen e burimit joekzistues. Nëpërmjet përgjithësimit në citatin

“sjellja e këtillë radikale e Zekirit nuk i befason ata që i njohin më mirë qëndrimet e tij. Në fakt, Muhamed Zekiri, ishte njëri nga të parët që e shpërtheu kordonin policor dhe shtyhej me policinë në protestën e organizuar nga SHGM-ja dhe më tepër shoqata para Muzeut të luftës maqedonase”.

Më tej, në tekst, pa argumente dhe pa dëshmitë e nevojshme sqarohet se Zekiri përpiqet çdo kritikë ndaj tij ta paraqesë si sulm ndaj gazetarisë së lirë. Të drejtën kushtetuese për protestë, autori i tekstit përpiqet ta barazojë me radikalizëm.

??????? ?????? ?? ?????????????????? ???????Linku deri te artikulli origjinal: Muhamed Zekiri me qëndrime fundamentaliste

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2013, 16:13

Data e recensionit: 09.11.2013

Recensuese: ?irosllava Burns

Vërtetësia: Një pjesë e vogël e fakteve të publikuara mund të vërtetohen për shkak se janë gjykime vlerësuese dhe mendime të autorit. Për shembull, citati ku thuhet se Zekiri përdor retorikë nacionaliste, të cilën e fsheh prapa pozitës së gazetarit, jo vetëm që është një e vërtetë e dyshimtë, por edhe një diskualifikim serioz dhe akuzë e ashpër, e cila, para se të publikohet, duhe të bazë dhe dëshmi serioze.

Burimet e informatave: Deficiti i burimeve dhe i deklaratave, si dhe deficiti i arsyeve dhe shkaqeve për publikim të artkullit në këtë portal, mundohet të zbukurohet me burime të ashtuqujatura, si në këtë rast “njohësit e rrethanave”. Përveç kësaj, përdoret një mënyrë relativisht e re e konceptimit të teksteve, ku statuset nga rrjeta sociale Facebook ruhen dhe publikohen, dhe rreth tyre ndërtohet i gjithë teksti me komente nga autori.

Përmbajtësia: Faktet janë jo të plota. Nga ana tjetër, ngatërrohen sfera të ndryshme të jetës së gazetarit, nuk vihet vijë e kueqe ndërmjet privatësisë dhe angazhimit profesional në përpjekjen që Zekiri të paraqitet si radikalist. Kështu, publikohet edhe përkatësia fetare e gazetarit, që është punë private. Fotografitë nga haxhillëku i Zekirit publikohen menjëherë nën paragrafin në të cilin thuhet se ai ka qëndrime nacionaliste dhe radikaliste. Nuk ofrohet asnjë dëshmi se qëndrimet e Zekirit janë nacionaliste. Në këtë kontekst vëndohen edhe protestat e gazetarëve ku Zekiri ka marrë pjesë, që është jashtë temës me të cillën fillimisht ka të bëjë teksti.

Anshmëria: Ka anshmëri, gjegjësisht sulm ndaj gazetarit Zekiri për shkak të qëndrimit të shprehur publikisht. Autori mban një anë dhe në vazhdimësi përpiqet ta diskualifikojë redaktorin e televizionit “Alsat M”, në atë mënyrë që edhe politikën redaktuese të televizionit e vë në funksion të tezës së saj se Zekiri “e arsyeton sulmin ndaj kryeministrit nga ana e Taulant Capës”. Këtë qëndrim autori i tekstit e bazon në faktin se në televizionin ku redaktor është Zekiri, publikohen komente me kritikë për aktine kërkimit të faljes nga Capa. Mediat janë të obliguara të publikojnë qëndrime të ndryshme, t’i transmetojnë mendimet që janë të ndryshme, e gjithë kjo në funksion të ambientit demokratik dhe pluralizmit, si dhe hapjes së një debati të gjerë për ngjarjet me rëndësi shoqërore.

Komentimi: Në disa raste autori mundohet që komentet e tij t’i fshehë sikur ato janë deklarata të burimeve anonime, por formulimi “njohësit e rrethanave” është me kredibilitet të dyshimtë dhe le hapësirë për dyshim se a thua ekziston burimi, për shkak se ai nuk është përcaktuar për së afërmi. Komente mund të hasen në këto citime:

“Në këtë mënyrë, Muhamed Zekiri e arsyeton sulmin ndaj kryeministrit dhe aktin nacionalist dhe vihet në funksion të retorikave të nxehta nacionaliste, të cilat qarqe të caktuara të politikanëve shqiptarë një kohë të gjatë janë duke i përfaqësuar.”

 

“Sjellja e këtillë radikale e Zekirit nuk i befason ata që më mirë i njohin qëndrimet e tij.”

 

“Njohësit e rrethanave thonë se Muhamed Zekiri, përndryshe mik i afërt i Naser Selmanit nga SHGM-ja, retorikën e tij nacionaliste me shkathtësi e fsheh prapa pozitës së gazetarit dhe çdo kritikë ndaj tij përpiqet ta paraqesë si sulm ndaj gazetarisë së lirë, në të cilën gjë i bashkangjitet edhe mbrojtësi dhe miku i tij Naser Selmani, me të cilin protestuan në ditën e luftës revolucionare më 23 tetor”.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Bëhet fjalë për tekst origjinal, që është krijuar në mënyrë burimore në redaksi. Statuset në Facebook shfrytëzohen si zëvendësim për palën e dytë. Autori nuk merr deklarata nga Zekiri, por i merr statuset e tij në Facebook dhe i fut në kontekstin që ka dashur ta krijojë.

Kualiteti i titullit: Titulli dezinformon, bën spi dhe diskualifikon. “Fjala” fundamentalist” jo vetëm që nuk korespondon në aspektin semantik me përshkrimet e veprimeve të Zekirit, por edhe përmbajtja e tekstit nuk tregon se Zekiri ka qëndrime fundamentaliste.

Fotografia: ?Përdoren disa fotografi, duke filluar nga srceen-shot-? të statuseve të Facebook-ut, e deri te fotografitë e Zekirit nga vizita e tij private në Meke, si dhe fotografi nga protesta e gazetarëve. Të gjitha ato janë në funksion të mbështetjes së çdo fragmenti të veçantë dhe të lidhjes me pasqyrën negative që mundohet të krijohet për Zekirin.

Gjuha e urrejtjes: Nuk ka gjuhë të urrejtjes, por ka kontekst që duhet të potencohet se Zekiri është musliman, se është kundër kërkimit faljes të Capës ndaj Gruevskit dhe se kryetari i SHGM-së, Naser Selmani është miku i tij. Këto informata, që në shikim të parë nuk janë të lidhura njëra me tjetrën, të kontekstualizuara në një tekst, nuk janë tregues të një qëllimi të sinqertë dhe të mirë për ta informuar lexuesin.

Përfundimi: Që të jetë e vlefshme për publikim, lajmi duhet së paku të japë përgjigje në pesë pyetjet gazetareske. Duhet të ketë informatë të re. E drejta e të menduarit është e garantuar me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Përpjekja që mendimi ndryshe i dikujt të paraqitet si fundamentalizëm paraqet spin.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button