Horoskopi ditor, e mërkurë 3 nëntor 2021

Dashi

Duhet t’i rezistoni impulsit për të rënë në sy tek partneri. Meritat dhe aftësitë tuaja do të dalin në pah pa qenë nevoja të sforcoheni për të bërë përshtypje. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me një person që e kanë njohur prej vitesh. Në planin financiar situata nuk do të jetë e ekuilibruar.

Demi

Korrektësia është një gjë që nëse e kërkoni nga partneri duhet ta respektoni dhe vetë. Sot do t’ju jepet mundësia në disa situata për të treguar nëse jeni korrektë ose jo. Beqarët do tregohen të pavëmendshëm sot dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë që do ju jepen. Financat paraqiten të mira.

Binjaket

Mos bëni projekte që kërkojnë dhe pjesëmarrjen e partnerit. Duke qenë i varur nuk do të arrini të shpreheni dot siç dëshironi ndjenjat tuaja. Beqarët do takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe jeta do iu ndryshojë. Në planin financiar do të dini si t’i bëni llogaritë.

Gaforrja

Ka ardhur momenti të pretendoni për më shumë në lidhjen tuaj në dashuri. Ndërsa nëse keni arritur pak deri tani në karrierën tuaj mbase jeni ju që i keni vënë vetes kufij shumë modestë. Beqarët as që do mendojnë për një lidhje, pasi e pëlqejnë statusin që kanë. Buxheti do fillojë të përmirësohet disi.

Luani

Përgjigjet që kërkoni do t’i gjeni vetëm duke komunikuar me partnerin. Ruani qetësinë dhe flisni hapur me të, gjithçka do të marrë zgjidhje. Beqarët do i shfrytëzojnë mundësitë që do ju jepen për takime dhe pritet të kenë ndryshime. Financat do i menaxhoni më së miri.

Virgjëresha

Duke folur me partnerin për një çështje që ju mundon do t’ju duket sikur do të çliroheni disi. Mbase një këshillë e dhënë në momentin e duhur është shumë e vlefshme. Beqarët do bënin mirë të prisnin edhe pak për nisjen e një lidhjeje serioze, në të kundërt do përballen me probleme.

Peshorja

Sot duhet të përqendroheni në problemet e marrëdhënies suaj në çift dhe në çdo moment shprehni qartë atë që mendoni. Do të keni disa keqkuptime të vogla të cilat do të kalojnë shpejt. Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe të zakonshme sot pa ndonjë takim interesant. Financat do jenë të qëndrueshme.

Akrepi

Do të ndjeheni të pasigurt përsa i përket ndjenjave. Qetësinë do ta gjeni vetëm duke kaluar pak kohë me partnerin tuaj. Mos kini frikë se po kërkoni shumë. Beqarët nuk do ndihen të lirë të bëjnë atë që duan. Në planin financiar duhet të merreni më tepër me menaxhimin e tyre.

Shigjetari

Pranojini dhuratat që ju ofrohen me sinqeritet dhe pa kërkuar asgjë si shkëmbim. S’keni pse dyshoni për veprime që bëhen pa interesa në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët sado që do mundohen nuk do mundin dot ta gjejnë personin e tyre të ëndrrave. Në planin financiar problemet do vazhdojnë.

Bricjapi

Mos u shqetësoni për një ndryshim në lidhjen tuaj. Gjithçka që bëhet e ka një qëllim. Megjithëse në fillim do të hutoheni disi, më pas do të kënaqeni. Beqarët do zgjohen nga gjumi letargjik ku kishin rënë dhe do vihen në kërkim të dashurisë. Në planin financiar duhet të tregoheni të durueshëm.

Ujori

Nuk duhet t’i kushtoni rëndësi pamjes së jashtme të partnerit. Shikoni në brendësi të gjërave duke u munduar të kuptoni pse-në e shumë veprimeve të tij. Beqarët nuk duhet të hedhin asnjë hap nëse nuk ndihen rehat me personat që do i joshin. Me shpenzimet do jeni të arsyeshëm.

Peshqit

Jo çdo gjë do të shkojë siç dëshironit sot lidhur me marrëdhënien tuaj. Koha që keni në dispozicion është shumë e kufizuar kështu që mundohuni të zgjidhni problemet më urgjente. Beqarët do shfaqin pëlqime për një person me profesionin e avokatit dhje shenjën e Luanit. Financat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm dhe ju do kryeni edhe shpenzimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button