Çejku në takim lamtumirës me Musa Xhaferin

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Arben Çejku.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Xhaferri e falënderoi ambasadorin Çejku për bashkëpunimin e deritanishëm duke vlerësuar se kontributi i tij ka qenë i madh në forcimin e marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve. Ai njëherit i dëshiroi suksese ambasadorit Çejku në detyrat e reja.

Edhe ambasadori Arben Çejku, falënderoi zëvendëskryeministrin Xhaferri për bashkëpunimin e deritanishëm duke vlerësuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 
Bashkëbiseduesit gjithashtu vlerësuan se prioritet i Maqedonisë dhe Shqipërisë në të ardhmen duhet të jetë realizimi i projekteve që janë në interes të përbashkët, bashkëpunimi ekonomikë, ai rajonal, si dhe bashkëpunimi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button