Të mërkurën testi i parë për Shkëndijën në Antali

Futbollistët ‘kuqezi’ tani më dy ditë janë duke zhvilluar fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, në këtë qendër që ofron kushte të shkëlqyeshme për këtë periudhë kohore. Stafi teknik është duke impementuar në tërësi plan-programin e përgatitur për kato përgatitje. Futbollistët janë duke përmbushur kërkesat e trajnerëve me profesionalizëm dhe diciplinë maksimale.

Kapiteni Ferhan Hasani i lënduar rëndë pak më shumë se 3 muaj më parë, për disa ditë pritet të fillojë me vrapime më të lehta, ndërsa këtë tani më ka nisur ta bëjë braziliani Viktor Juffo që gjithashtu këputi ligamentin e kryqëzuar në fillim të këtij sezoni.

Pas tre ditëve të para në Antalia, të mërkurën ekipi do të ketë testin e parë në Turqi. Nga ora 16:00 sipas kohës lokale në Maqedoni, Shkëndija do të përballet me FC Ordabassy nga Kazakistani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button