Ndryshimet në Kodin penal, forcimi i politikës ndëshkuese

Gjatë periudhës së kaluar në Republikën e Maqedonisë është karakteristike procesi i aktiviteteve dinamike shoqërore ekonomike. Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, paraqitja e këtyre tendencave e imponoi nevojën për mekanizma adekuat penalo- juridik si përgjigje ndaj tyre. Për këtë arsye u imponua nevoja për të shënuar vepra të reja penale, për të ridefinuar veprat ekzistuese penale dhe forcimi i politikës ndëshkuese.

Sipas Minsitrisë së Drejtësisë, qëllimi i këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Penal është që në mënyrë juridiko penale të normohen situatat e caktuara të cilat deri më tani kanë paraqitur zbrazëti juridike, dhe në praktikë  kanë hapur mundësi për disa keqpërdorime.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë,  “duke e pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për materie nga më shumë sfera, gjatë përgatitjes së propozimeve për veprat penale në këto ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal janë kyçur edhe përfaqësues të më shumë ministrive dhe organeve, dhe atë nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organe të tjera”.

 Në ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal janë futur disa risi të rëndësishme. Njëra prej tyre është krijimi i dënimit të ri që ka të bëjë me ndalesën për të vizituar ndeshjet sportive. Ky dënim paraqet përgjigje penale – juridike për dhunën, që po kryhet në terrenet sportive. Dënimin ndalesë për vizitën e të gjitha ose të disa ndeshjeve sportive, gjykata e shqipton për veprat e  dhunës në ndeshjet sportive në kohëzgjatje prej një deri në tre vjet.

Gjithashtu, futet masë e re – trajtimi mjekësor farmakologjik i kryerësve të veprave sulm seksual mbi fëmijë, i cili nuk ka mbushur 14 vjet. Kjo masë ekzekutohet në institucione të posaçme mjekësore pas vuajtjes së dënimit me burg. Në ligj është caktuar se kryerësit e veprës penale sulm seksual mbi fëmijë deri në 14 vjet, kur ekziston rreziku që ai edhe më tutje të kryen vepra të tilla, gjykata mund t’i shqiptojë masën e trajtimit mjekësorë- farmakologjik.  

Nëse për veprën është caktuar dënim me burg të përjetshëm, gjykata mundet kryerësit t’i shqiptojë dënim me burg prej 40 viteve, përderisa ai pajtohet për trajtim mjekësor – farmakologjik, që do të zgjasë deri në fund të jetës së tij ose deri në kohën, deri në të cilën sipas vlerësimit të gjykatës është e nevojshme të zgjasë trajtimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button