VMRO-DPMNE propozon që RTVM-në ta udhëheqin dy redaktorë, një nga pozita dhe një nga opozita

Ligj për reklama dhe formë të kombinuar për funksionimin e RTVM-së, sipas modelit slloveno-gjermano-belg, kanë qenë propozimet e VMRO-DPMNE-së për rregullimin e mediumeve në takimin e djeshëm të grupeve punuese në Klubin e Deputetëve, mëson “Meta”, transmeton Portalb.

Sipas burimeve të “Meta”-s, Nikolla Todorov i cili është udhëheqës i grupit punues të partisë në pushtet ka propozuar që financimi i RTVM-së të bëhet në dy mënyra. Mënyra e parë që të financohet nëpërmjet buxhetit, ndërkaq ai i dyti nëpërmjet taksës radiodifuzive. Gjithashtu, VMRO-DPMNE, ka propozuar që Këshilli i RTVM-së të ngelet i njëjtë, ndërkaq 100 dit përpara zgjedhjeve, programin informativ ta udhëheqin dy redaktorë, njëri nga pushteti dhe tjetri nga opozita., transmeton Portalb.

“Nga partia në pushtet propozojnë që Këshilli i Agjencisë për Audio dhe shërbimeve audio-vizuale, të jetë i përbërë nga 7 anëtarë, nga ato nga dy anëtarë do të duhet t’i propozojnë SHGM dhe AGM, nga të cilët njëri të jetë nga televizionet kombëtare. Sipas propozimit të pushtetit, nga një anëtarë do të duhet të propozojnë edhe nga Akademia Ndëruniversitare,  ASHAM dhe Oda e Avokatëve”, brifojnë për “Meta”, burimet nga grupeve punuese.

Gjithashtu, mësohet se dje, VMRO-DPMNE, në takimin e djeshëm ka propozuar edhe zvogëlimin e dënimeve për mediumet, ndërkaq kërkon që të gjitha mediumet në Maqedoni të regjistrohen si ndërmarrje.

Në takimin e djeshëm të grupeve punuese, nuk është biseduar shumë për metodologjinë e pastrimit të Listës Zgjedhore. VMRO-DPMNE dhe BDI e kanë pranuar metodologjinë e KSHZ-së dhe pritet që të shqyrtohet amendamentet e propozuara nga LSDM.

Përndryshe, takim i ri i grupit punues të përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos me ndërmjetësuesin Piter Van Hojte duhet të mbahet sot në Klubin e Deputetëve.

Në takim do të bisedohet për mediat dhe për metodologjitë e spastrimit të Listës Zgjedhore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button