Tetovë, kioskat ende mbajnë peng punimet!

Kioskat që janë përreth vendit ku pritet në ndërtohen Teatri dhe Biblioteka e Tetovës, janë pengesa kryesore që e bllokojnë me javë të tëra procesin e punimeve.

Ndonëse gjer me 20.01.2016 sipas Drejtorit  të Qendrës për Kulturë, Haki Fazliut këto kioska duhej të mos ishin më aty, pronarët e tyre në ditët e fundit të afatit, kishin kërkuar tjetër afat shtesë për t’i bartur gjësendet e tyre.

Afati i kërkuar skadoi dje, mirëpo si dje poashtu edhe sot kioskat vazhdojnë të jenë të paprekura.

I kontaktuar nga Portalb, sot, Drejtori Fazliu tha:
“Dje janë dorëzuar çelësat e kioskave dhe janë shprazur të gjitha. Jemi paraqitur në EVN për t’i hequr matësit dhe t’i çkyqim prej rrymës. Për dy-tre ditë besoj se do të prishen”.

Përndryshe, të gjithë punët tjera rreth ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës pritet të nisin pas rrënimit të kioskave.

LEXO: Ku mbetën punimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës?
LEXO: Ende nuk kanë nisur ndërtimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës
L
EXO: Tetovë, jepet afat shtesë për rrënimin e kioskave 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button