Tiranë, Reforma zgjedhore, sot Nishani, Rama, Meta, Basha në tryezën e KVV

Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha priten të jenë sot bashkë në orën 10:00 në tryezën e thirrur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në lidhje me reformën zgjedhore.

Ftesat u janë drejtuar krerëve më të lartë të politikës dhe institucioneve në vend, ndërsa duket se tre drejtuesit e partive kryesore politike, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe Kreu i Shtetit i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Veç drejtuesve më të lartë të politikës shqiptare në panel do të jenë dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian Romana Vlahutin.
Më herët ishte hedhur ideja për një tryezë të tillë për reformën në drejtësi, por duket që refuzimi që i bëri kreu i Qeverisë Rama përpjekjeve të Presidentit Nishani për të ulur palët politike për gjetjen e një konsensusi bëri të pamundur zhvillimin e një takimi të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button