Brukseli i shqetësuar dhe i dëshpëruar nga sulmet në fjalimin e Gruevskit

Bashkimi Evropian është dëshpëruar nga deklarata e fundit e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, merr vesh “Meta” nga burime zyrtare të BE-së, transmeton Portalb.

“Ne tashmë kemi shprehur shqetësimin tonë për deklaratën e ish kryeministrit në lidhje me respektimin e dialogut politik”, tha për “Meta” përfaqësues i lartë i BE-së, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, në pyetjen se si i komenton sulmet e Gruevskit ndaj lehtësuesit Piter Vanhojte dhe prokurores Katica Janeva.

Përfaqësuesi evropian kujtoi se Brukseli ka reaguar nëpërmes delegacionit të saj në Shkup.

Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, dje nëpërmjet një statusi në faqen e saj oficiale të rrjetit social “Twiter”, i ka thirrur partitë politikë që ta respektojnë Marrëveshjes e Përzhinos dhe punën e prokurores speciale, Katica Janeva.

“Të gjithë nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, duhet që ta përmbajnë punën e Prokurorisë Speciale”, porositi Delegacioni i BE-së nga Twiter, transmeton Portalb.

Publikimi në Twiter, vjen pas fjalimit të djeshëm të kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në konferncën e Unionit të Grave, i cila tha se “dikush mundohet të vijë në pushtet me mashtrim, me bashkëpunim me shërbime sekrete të huaja, me bashkëpunim me kriminelë, falsifikatorë, Çausha, Vanhojta, Katica dhe shitës të mjegullave”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button