Moti sot në Maqedoni

Moti sot kryesisht në mbarë vendin do të jetë me mjegulla. Në lindje të Maqedonisë, në pjesët më të larta malore, pritet të ketë reshje të imëta të dëborës, ndërkaq të njëjtat do të jenë në intensitet më të madh në pjesën perëndimore, njofton Portalb.

Temperaturat e paradites do të lëvizin nga -3 deri më -4 në mbarë vendin, ndërkaq në pjesët më të larta malore do të arrijnë deri më -5 gradë celsius. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 6 deri më 11 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat në vendet më të larta malore do të arrijnë jo më shumë se 3 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht gjatë tërë ditës do të mbizotërojnë mjegullat. Gjatë mëngjesit temperaturat pritet që të lëvizin nga 0 deri më -2 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 6 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button