Çejku vizitoi sot zyrat qendrore të Albafone

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku vizitoi sot zyrat qendrore të Albafone, ku u takua me njeriun e parë të kompanisë, Ardian Hoxha.

Në zyrat e operatorit më të ri në vend, Albafone, u zhvillua një takim i këndshëm mes dy miqve, ambasadorit të Shqipërisë, Arben Çejku dhe drejtorit ekzekutiv të Albafone, Ardian Hoxha.

Ambasadori i Shqipërisë përgëzoi kompaninë më të re shqiptare në vend për rrugën e nisur duke qenë i bindur se kjo kompani jo vetëm që do ecë përpara por do jetë edhe shembull i biznesit shqiptar.

Ambasadori u shpreh se është i kënaqur që bizneset shqiptare po shtohen në Maqedoni dhe thekoi se do t’i lë amanet pasardhësit të tij t’i promovo?ë dhe t’i përkrahë bizneset shqiptare në vend.

Në anën tjetër, Hoxha informoi ambasadorin për rrjedhën e planifikimeve të kompanisë dhe u shpreh se Albafone do të jenë partner i besueshëm i qytetarëve shqiptarë në vend.

Albafone përgatiti surprizë një numër i cili mban vitin e pavarësisë dhe ditën e flamurit tonë kombëtar, festës sonë më të madhe kombëtare- 1912. Ky numër do t’i shërbejë Ambasadës së Shqipërisë.

“Tashmë u plotësua trekëndëshi, tani konsumojmë produkte shqiptare, bëjmë biznes shqip dhe flasim lirshëm shqip”.

Në shenjë miqësie, Çejku i dhuroi drejtorit ekzekutiv të Albafone librin e tij i cili akoma nuk është promovuar, “Dymbëdhjetë”.  Kjo është dita e fundit që ai shërben si ambasadorii Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, dhe në ditën e fundit të tij vizitoi Albafone.

Lajme të ngjashme

Back to top button