APKE zgjodhi mision monitorues për zgjedhjet e 24 prillit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) sot në ditën e parë të sesionit të rregullt dimëror në Strasburg e zgjodhi misionin e vet monitorues për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni më 24 prill, njofton MIA.

Siç ceket në dokument, zgjedhjet në Maqedoni më 24 prill do t’i vëzhgojnë 20 anëtarë të APKE-­së të kryesuar nga Stefan Shenah, kryetar i deritanishëm i Komitetit monitorues. Pas ODIHR­-së, kjo konsiderohet si mision më i rëndësishëm për mbikëqyrje të zgjedhjeve në Evropë.

ODIHR i ndoqi edhe zgjedhjet e kaluara të cilat i vlerësoi pozitivisht, si demokratike dhe të drejta. Përndryshe, sot, kryetar i ri i AP të Këshillit të Evropës është zgjedhur Pedro Agramunt nga Spanja, mik i Maqedonisë në KE, i cili do të ketë mandat prej dy viteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button