Ky është shteti më ateist në botë

Asnjë i ri nga Islanda nuk beson se Zoti e ka krijuar tokën sipas një studimi të fundit.

Afër 90% e të gjithë islandezëve ishin besimtarë të devotshëm deri para 20 vjetësh. Ndërsa sot, më pask se 50% e tyre besojnë në zot dhe e praktikojnë fenë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Me numrin në rritje të jo-besimtarëve, Islanda ndryshon shumë nga vendet e tjera të botës, sipas në sondazhi të Gallup International.

Në fakt, ndërkombëtarisht, personat nën moshën 34 vjeçare, janë të prirur të jenë më religjiozë se ata që janë më të vjetër, sidomos në Afrikë dhe në Lindje të Mesme, ku 8 nga 10 njerëz e konsiderojnë veten religjiozë.

Sipas Anna Boasdottir, një profesoreshë islandeze, në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Islandës, është progresi shkencor që ka ndikuar në ndryshimin e qëndrimeve të popullatës karshi religjionit.

Sidoqoftë, ajo thotë se 40% e gjeneratës së re të popullit, e konsiderojnë veten të krishterë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk besoj se Zoti e krijoi tokën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button