Bien çmimet e benzinës dhe dizelit

Benzinat dhe dizeli prej sonte në mesnatë lirohen për 3,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet zvogëlimi i rafinerive dhe i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 14,35 përkatësisht për 8,83 denarë.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER  BS-95 arrin 57,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 59,5 ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 39 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohet për 4 denarë për litër dhe do të kushtojë 27,5 denarë.

Me vendimin e KRRE-së për 2,467 denarë për kilogramë zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 dhe do të arrijë 12,857 denarë për kilogramë.

Si arsye për zvogëlimin e çmimit të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja e potencojnë për 19,51 për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,143 denarë kursi më i lartë i dollarit në raport të denarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button