Shkëndija i filloi përgatitjet në Antali

Skuadra ka lënë Tetovën e ftohtë dhe tani më shijon kushte ideale në temperatura shumë të favorshme në Antali të Turqisë. Ekipi pasi u stërvit paraditën e të dilës në Tetovë, pas dite udhëtoi drejt tokës turke, për të arritur në destinacion në orët e vona të mbrëmjes.

Që në vendosje është parë qartë se skuadra do të ketë kushte ideale për punë, e vendosur në një hotel luksoz me të gjitha nevojat për një skuadër futbolli, ndërsa moti i mirë, tereni ideal dhe temperaturat shumë të favorshme ekipit i japing gjithë parakushtet për realizim të mirëfilltë të planprogramit përgatitor.

Skuadra veç më ka realizuar seancën e parë stërvitore, fillimisht në palestër e më pas edhe në teren, ndërsa pasdite në program është një tjetër stërvitje në teren. Stafi teknik ka paraparë nga dy seanca në ditë, ndërsa nga 27 janari fillon edhe seria e ndeshjeve kontrolluese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button