Protesta në Shkup, Shqipëria jo armëve kimike

Disa qytetarë të Maqedonisë u grumbulluan para Ambasadës së Shqipërisë për të protestuar kundër çmontimit të armëve kimike në Shqipëri.

Me moton ‘Thuaj JO armëve kimike’ protesta I dha përkrahje thirrjes së qytetarëve të Shqipërisë për të kundërshtuar idenë e shkatërimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. 

Përfaqësuesja e protestuesve Anita Latifi, tha se  protesta është organizuar si iniciativë e disa qytetarëve të ndërgjegjshëm, pa kërkuar përkrahje nga Organizata të tjera.

“Ne solidarizohemi me qytetarët e ndërgjegjshëm, të cilët në gjithë Shqipërinë ngritën zërin në mbrojtje të shëndetit tonë. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të kundërshtojë çfarëdo mundësie të bartjes së armëve kimike në Shqipëri”, deklaroi Latifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button