Anulohet seanca gjyqësore kundër Zaevit për rastin “Mitmarrje”

Gjykimi kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për rastin “Mitmarrje”, i cili u desh të mbahet në Gjykatën Themelore Shkupi 1, është anuluar, pasi i akuzuari Zaev, nuk është paraqitur në Gjykatë, njofton Portalb.

Përndryshe, Zaev, akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë ryshfet nga një biznesmen, për legalizimin e një parcele ndërtimore.

Akuzën kundër Zaevit, Prokuroria Publike e Shkupit e ka paraqitur në qershor të vitit të kaluar.

Gjatë një tubimi partiak, Zaev ka bërë publik edhe emrin e biznesmenit që, sipas tij, është përdorur për kurdisje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button