“Patriotët serbë” akuzojnë Vuçiqin: Po e pranon Kosovën

Një organizatë e quajtur “Blloku Patriotik i Kosovës” nga Serbia i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, përpara rifillimit të dialogut me Kosovën në Bruksel.

Anëtarët e kësaj organizate ankohen tek kryeministri Aleksandër Vuçiq se marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën në Bruksel i kanë shkaktuar një dëm jetik interesave kombëtare dhe shtetërore të serbëve të mbetur në Kosovë, shkruan Kurir, përcjellë Klan Kosova.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes ju keni integruar serbët e veriut në sistemin juridik të shtetit të pavarur të Kosovës dhe keni shfuqizuar institucionet e Republikës së Serbisë edhe pse detyrime të tilla nuk përmenden në Rezolutën 1244”, thuhet në letrën e hapur duke përmendur po ashtu edhe të këqija të tjera që, sipas tyre, përbënë themelimi i Asociacionit.

“Zoti President, në vend që të luftoni eksodin e mëtejshëm dhe spastrimin etnik të serbëve nga Kosova të shkaktuar nga dhuna e përditshme, ju me vetëdije keni mbyllë sytë tuaj mbi këto fakte për hir të premtimit që një ditë Serbia të hyjë në Bashkimin Europian”.

Në letër me tej thuhet se vullneti dhe dëshira e popullit serb ne Kosovë është ruajtja e institucioneve të Republikës së Serbisë dhe jo krijimi i atyre të Kosovës dhe veprimi brenda rendit kushtetues të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button