Chelsea e mund Arsenalin në Emirates

Arsenali i Arsene Wenger e nisi shumë keq ndeshjen ndaj Chelseat të Guus Hiddink. Në minutën e 18’të, mbrojtësi Per Mertesacker u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij me një lojtarë më pak në fushë.

Këtë e shfrytëzuan menjëherë mysafirët të cilën shënuan golin e epërsisë pas vetëm pesë minutave nga dalja me të kuq e Mertesacke. Ishte sulmuesi Diego Costa i cili e shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 23’të të ndeshjes.

Pas daljes së Mertesacker, Wenger u detyrua të largojë Oliver Giroun për të futur një mbrojtës, Gabriel Paulista.

Gjatë gjithë ndeshjes, Arsenali i Wenger u mundua me të gjitha forcat që të shënojnë golin e barazimit, por ishte e pamundur me një lojtarë më pak në fushë ndaj një Chelsea që dukej sikur nuk ekziston kriza.

Arsenali kishte disa raste në minutat e fundit të ndeshjes, por portieri Thibaut Courtois u tregua vigjilent duke mbajtur portën e paprekur.

Kjo humbje e zhvendos Arsenalin në pozitën e tretë në tabelë me 44’tër pikë, aq sa ka edhe City që gjendet në pozitën e dytë. Lider i padiskutueshëm pas xhiros së 23’të mbetet Leicester City që ka grumbulluar 47 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button