A thua kush ka faj?

Po shoh shumë analiza të dekoruara me shllag me afat të skaduar e me prodhime #madeinChina. Shumë analiza kinse kombëtare po mundohen të na imponojnë si prodhime vendore.

Shumë persona dhe aktivistë të krahinave e partive të ndryshme të punësuar për ti shpërndarë mjegulla popullit në këtë kohë krize kur populli vuan për kafshatën e gojës, në një kohë kur rrugëve dhe semaforëve tashmë nuk sheh vetëm rom por edhe shqiptarë të shkatërruar deri në palcë nga fjalët boshe.

A thua kush ka faj?

Populli që prej varfërisë e shet votën për 100euro e për  një thes miell jo nga mosdija por nga loti që derdhet shkaku i barkut të zbrazur apo pushteti që e ka sjellë këtë situatë me vetëdije në oborrin e çdonjërit prej neve.

Shumë #pse ,#kush e shumë pyetje pa përgjigje…

24prill apo një datë tjetër?

Këto janë vetëm numra që thellojnë popullin tonë në këtë #pus të fëlliqur të quajtur Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button