Vidhet stoli ari në Gostivar

Kryerës të panjohur e kanë shfrytëzuar mungesën e pronarëve të shtëpisë në Gradec të Gostivarit dhe me vete kanë marrë stoli ari me vlerë prej 7 mijë eurove.

Nga Policia e Tetovës informojnë se vjedhja ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e E.I (58) gjatë periudhës prej orës 19 deri 23. Në atë kohë në shtëpi nuk ka pasur njeri.

Pas kryerjes së hetimeve është vërtetuar se hajdutët nëpërmjet ballkonit janë future në shtëpi.
Pasi që e kanë kërkuar gjithë shtëpinë kanë gjetur stoli ari vlera e së cilës arin më shumë se 400 mijë denarë.

Ky është rasti i tretë i vjedhjeve në Gostivar.

Policia kërkon personat dhe shikon mundësinë nëse këto raste janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.

Lajme të ngjashme

Back to top button