U përurua rinovimi i Shkollës fillore ‘Hasan Prishtina’

Është përuruar sot  përfundimi i punimeve në shkollën fillore ‘Hasan Prishtina’ në Çair të Shkupit.

Ky është projekti për efikasitet energjetik të cilin e organizon Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Bankën botërore për zhvillim dhe Komuna e Çairit.

Shkolla ‘Hasan Prishtina’ ekziston gati shtatë dekada, ndërsa ky është investimi i parë që është bërë në të, tha drejtoresha e shkollës, Luljeta Qerimi.

‘Objektin që e shihni sot ekziston 68 vite dhe po në të janë edukuar dhe arsimuar shumë gjenerata. Deri më sot në këtë godinë nuk është investuar asnjëherë dhe ky është investimi i parë që përfshin rinovim të plotë, që do të thotë ndrimi i dritareve, kulmit, izolimit të jashtëm si dhe riparimin e dyshemesë. Me punët e bëra shkolla fitoi kushte më të mira si për nxënësit dhe të punësuarit, gjithashtu edhe mundësi për kursimin e energjisë elektrike’ tha Qerimi.

Projekti ka kushtuar 20 milion denarë, ndërsa mjetet i ka siguruar Banka Botërore, tha kreu i Çairit, Izet Mexhiti.

‘Sot të gjithë ne jemi dëshmitarë se projekti për rinovimin e Sh.f ‘Hasan Prishtina’ ka përfunduar në mënyrën më të mirë. Megjithëse se ky projekt është shumë i rëndësishëm  për të gjithë, ajo që duhet të theksohet është se ky projekt duhej të realizohet pasi shkollat e Çairit ishin lënë pas dore, duke mos vënë askush asnjë gozhdë aty. Meremetimi kap vlerën prej 20 milion denarësh, duke bërë me këtë ndryshime rrënjësore të shkollës.’ tha Mexhiti./PORTALB.MK

Lajme të ngjashme

Back to top button