Thaçi: Shqiptarët janë të gatshëm të kapërcejnë interesat personale për hir të Atdheut

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës njëherësh zv. kryeministri Hashim Thaçi ka kujtuar 23 janarin, duke e cilësuar atë, si njëra nga etapat më më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Thaçi vlerëson se trevat tona gjithmonë kanë pasur patriotë dhe se pavarësia e demokracia që gëzojmë sot është fryt i luftës për liri të shumë gjeneratave.

“Lidhja e Pejës e formuar në 1899 në modelin e asaj të Prizrenit, me në krye Haxhi Zekën, pas shumë vendimeve të rëndësishme, që të forconte unitetin kombëtar shpalli edhe Besën për një vit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky akt fisnik i Besëlidhjes, sipas Thaçit,  na mëson se shqiptarët që janë patriotë të vërtetë dhe të sinqertë janë të aftë dhe të gatshëm që të kapërcejnë interesat dhe inatet personale kur është në pyetje interesi i atdheut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button