Spektakël gjatë ndeshjes Liverpool-Norwich

Ishte një ndeshje dramatike ku të parët kaluan në epërsi Liverpooli përmes Roberto Firminos, por më pas ndryshoi gjithçka kur vendasit shënuan përmes Dieumerci Mbokani, Steven Naismith dhe Wesley Hoolahan për rezultatin 3:1.

Kjo duket i irritoi në masë të madhe mysafirët të cilët shënuan 3 gola të shpejtë për të përmbysur gjithçka në këtë takim. Për 3:2 shënoi Jordan Hnderson, më pas Firmino barazoi gjithçka duke shënuar golin e tij të dytë në këtë takim, derisa për 4:3 shënoi anësori James Milner në minutën e 75’të të takimit.

Kjo ndeshje u bë edhe më dramatike kur në minutat shtesë shënuan vendasit përmes Sebastien Bassong duke shokuar mysafirët, mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i skuadrës së Jurgen Klopp që shënuan golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes. Ishe mesfushori Adam Lallana që ia siguroi Liverpoolit tri pikë shumë të rëndësishme në javën e 23’të të Premielrigës në një ndeshje tejet dramatike.

Kjo fitore e rendit Liverpoolin në pozitën e shtatë në tabelë me 34 pikë.Lojtarët e Liverpoolit duke festuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button