Oer, Franca do i ndihmoje Maqedonisë, por nuk do ketë takim me Nimicin

Ambasadorja e Francës në Shkup, Lorence Oer ka theksuar se Franca është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë por nuk është parashikuar ndonjë takim me Nimicin. 

“Momentalisht nuk ka ndonjë parashikim për takim mes presidentit të Francës, Fransoa Holand dhe ndërmjetësuesit në çështjen e emrit Methju Nimic. Mënyra se si u bë kjo nga Gjermania nuk do të thotë se kjo mënyrë do të bëhet edhe nga Franca”, tha Oer. 

Ajo rikujtoi se presidenti francez në muajin qershor të këtij viti ishte takuar me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov. 

Të dy presidentët kishin biseduar në praninë e dy ministrave të punëve të jashtme me qëllim që të mundet Franca të ndihmojë në bisedimet me Greqinë. 

Oer, njëherësh theksoi se nga pala franceze vazhdojnë përpjekjet që të ndihmohet për këtë çështje, kurse në vijim janë përgatitjet për Samitin e Këshillit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button