Pasagjerët në avionët zviceranë së shpejti me qasje në internet

Pasagjerët në avionët zviceranë së shpejti do të kenë qasje në internet gjatë fluturimeve me Boeing-un e ri 777- 300ER, i cili është pajisur me teknologjinë e duhur.

Swiss po pret nëntë Boeing të tillë 777-300ER. Pas një jave pritet të aterojë avioni i parë i tillë në aeroportin e Cyrihut. Ende nuk dihet sa do të kushtojë Wi-Fi në aeroplanët zviceranë. Swiss do t’u ofrojë udhëtarëve të saj internet gjatë fluturimeve tejoqeanike, gjatë fluturimit për në Nju-Jork më 21 shkurt.Nga kompania kanë bërë të ditur për “20 minute” se destinacione të tjera, në të cilat do të hyjnë në funksion avionët e rinj janë Hong-Kong, Bangkok dhe Los Angeles.

Që nga viti i kaluar, të gjitha fluturimet interkontinentale të Lufthansës janë të pajisura me qasje në internet. Gjithnjë e më shumë kompani ajrore janë tani duke ofruar internet në bordin e tyre. Tashmë nuk është risi në linjat ajrore amerikane. Sidomos në fluturime të gjata mes SHBA-së dhe Evropës tani ka Wi-Fi në aeroplan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button