“Të mashtruarit” nga kryeministri, paralajmërojnë trazira

Premtimi i kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi, për rritje të pagave për shërbyesit civilë dhe ata të Administratës Publike, kishte gëzuar shumë përfaqësuesit e këtyre dy kategorive. Gëzimi ka dalë të ketë qenë i kotë pasi kryeministri Thaçi nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë dy vite më parë për rritje të pagave për shërbyesit civilë dhe ata të Administratës Publike nga 30% deri në 50%.

Përveç rritjes së pagave për këto dy kategori, Thaçi ishte zotuar se do t’ua paguante edhe dy paga për muajin janar dhe shkurt të vitit 2011, por as kompensimi e as rritja nuk kanë ndodhur.
Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit në lidhje me mospërmbushjen e këtyre premtimeve, por një shpjegim i kësaj zyre ka munguar.

Nga ana tjetër, përfaqësues të këtyre dy sindikatave, ndihen të mashtruar nga kryeministri Hashim Thaçi. Ata vlerësojnë se këto kategori janë më të nëpërkëmbura në institucionet e Kosovës. Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, ka konfirmuar për gazetë Tribuna, se premtimet e kryeministrit për rritje të pagave nuk janë realizuar asnjëherë.

Lajme të ngjashme

Back to top button